Dhikri kur zgjohemi nga gjumi

1.

Elḥamdu lil-lãhil-ledhĩ aḥjãnã ba’ëde mã emãtenã we ilejhin-nushũr.

Lavdia i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na vdiq dhe tek Ai do të tubohemi.

Buhariu dhe Muslimi

2.

Lã ilãhe il-lAll-llãhu waḥdehu lã sherĩke lehu,
lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ’alã kul-li shej’in ḳadĩr.
Subḥãnall-llãhi welḥamdu lil-lãhi
we lã ilãhe il-lAll-llãhu
wall-llãhu ekber
we lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãhil ‘alijjil ‘aḍhĩmi,
rabbiġfir lĩ.

S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë! I Lartësuar dhe i Pastër është Allahu nga të metat! Lavdia i takon Allahut! S’ka të adhuruar me të drejtë veç Tij! Allahu është më i madhi! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për diçka veçse me vullnetin e Allahut, të Lartit, Madhështorit! O Zoti im, më fal!

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e bën këtë dhikër, i falen gjynahet, dhe nëse bën ndonjë lutje tjetër, lutja i pranohet. Nëse merr abdes dhe fal namaz, namazi i pranohet.”

Buhariu

3.

Elḥamdu lil-lãhil-ledhĩ ‘ãfãnĩ fĩ xhesedĩ
we radde ‘alejje rũḥĩ
we edhine lĩ bi dhikrihi.

Lavdia i takon Allahut, i Cili më dha shëndet në trup, ma ktheu shpirtin dhe më mundësoi ta përmend Atë.

Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi)

4.

Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendtarët, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës…

O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!

Ali Imran: 190–200, Buhariu dhe Muslimi